RTSH Sport Live

Tomas Bërdariç ringjall Vllazninë

  • 29/04/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Tomas Bërdariç ringjall Vllazninë
Shkodranët rikthehen te fitorja pas 6 ndeshjesh në Kategorinë Superiore

Trajneri Tomas Bërdariç e ka nisur mjaftë mirë aventurën me Vllazninë duke mposhtur Egnatian në transfertë. Tekniku gjerman rikthen shkodranët tek fitorja në Kategorinë Superiore pas 47 ditësh. Vllaznia mer 3 pikë të vlefshme për të siguruar matematikisht pjesmarrjen në “Final Four” ku do të synojë këtë sezon titullin kampion.

Eliminimi në Kupën e Shqipërisë u pasua me shkakrkimin e trajnerit Qatip Osmani tek Vllaznia. Drejtuesit e klubit shkodranë ia besuan pankinën teknikut, Tomas Bërdariç, i cili i ka drejtuar kuqeblutë më parë në periudhën gusht 2020-mars 2022.

49 vjeçari gjerman e nis me këmbën e mbarë rikthimin tek kuqeblutë duke mposhtur Egnatian në transfertë. 9 herë kampionët e Shqipërisë rikthehen tek suksesi në Kategorinë Superiore pas 6 takimesh duke hipotekuar edhe fitoren e parë në tokën rrogozhinase në historinë e tyre.

Bërdariç ndryshe nga homologët e tij këtë sezon tek vllaznia bëri disa ndryshime taktike të cilat rezultuan efikase kundër Egnatias. Gjermani i besoi një vend titullari Gledjan Pusit në qendër të mbrotjes duke lënë në stol Milan Stojanovic. 49 vjeçari spostoi në prapavijë Eslit Salën duke lancuar Geralb Smajlin si mesfushor i avancuar.

Ky ndryshim taktik i dha të drejtë trajnerit Bërdariç pasi Smajli jo vetëm që ishte një nga lojtarët më të spikaur në fushën e lojës por shënoi edhe golin që i mundësoi 3 pikë shkodranëve.

Vllaznia në harkun e një javë do të luaj 3 sfida tejet të veshira në Kategorinë Superior. Kuqeblutë do të presin Dinamon në “Loro Boriçi” më 4 majë. 3 ditë më pas do të diskutojnë klasiken e futbollit shqiptar me Tiranën në transfertë për ta mbyllur me Skënderbeun në shtëpi me 11 maj. 3 ndeshje vendimatre kundrejt 3 rivalëve të cilët janë në garë për një vend në “Final Four”.