Federata e Futbollit po bisedon me përfaqësues të Tomas Tuhel. Trajneri gjerman është përzgjedhur si pasues i Garet Southgejt ndërsa bisedimet për firmën duket se janë në një stad të avancuar.
Momentalisht Tuhel figuron ende si punonjës i Bajernit të Mynihut ndërsa klubi gjerman ka bërë me dije se nuk do të bëhet pengesë në rast se një klub tjetër apo kombëtare do të kërkojë leje për të nisur bisedimet me teknikun.
Kontrata e Tuhel me Bajernin mbaron në qershor të 2025-ës ndërsa shërbimet e tekinut i kushtojnë klubit bavarez plot 9 milionë euro në sezon.