RTSH Sport Live

Tottenham është jashtë Evropës, Leicester dhe Leeds bien

  • 28/05/2023
  • |
  • Angli
Tottenham është jashtë Evropës, Leicester dhe Leeds bien
Verdiktet e fundit të kampionatit anglez: Aston Villa në Conference League, Spurs jashtë. Evertoni shpëton dhe dërgon Foxes dhe ekipin e Gnonto në Championship

Java e 38-të dhe e fundit e Premier League ofron verdiktet e fundit të kampionatit anglez. Pavarësisht fitores, Tottenham mbetet jashtë Evropës. Në Elland Road, Spurs mundën Leeds të Gnonto-s (të cilët u rrëzuan) 4-1 me golat e Porro, Moura dhe dy golat e Kane. Megjithatë, tri pikët nuk janë të mjaftueshme, duke pasur parasysh suksesin e Aston Villas së Emery, që mundi 2-1 Brighton të De Zerbi dhe zuri vendin e shtatë në renditje që vlen një vend në Ligën e ardhshme të Konferencës.

Mbaron përralla e Leicesterit, duke rënë nga liga pavarësisht suksesit ndaj West Ham 2-1. Dhelprat dërgohen në Championship për shkak të suksesit të Evertonit, i cili mundi Bournemouth me një gol të Doucourè dhe mbeti në Premier League. Leicester rikthehet në Championship për herë të parë që nga sezoni 2013-14, vit në të cilin ata arritën promovimin që më pas çoi në pushtimin historik të titullit me Ranierin në 2015-16.

Arsenali e mbylli me fitoren 5-0 ndaj Ëolverhampton, sukses i cili megjithatë nuk e “fshiu” zhgënjimin për titullin e humbur. Nga ana tjetër, kampionët e Anglisë, Manchester City, e mbyllën me humbje ndaj Brentfordit. Barazimi për Chelsea (1-1 me Newcastle) i cili përfundoi një sezon makthi në vendin e dymbëdhjetë. Spektakël në Southampton-Liverpool, me një finale fishekzjarre 4-4. Fitore për Mançester Junajtid (2-1 ndaj Fulhamit) që përfundon në vendin e tretë në renditje.