RTSH Sport Live

Trajneri i Sivaspor për Manajn: Një lojtar special

  • 27/04/2024
  • |
  • Futboll Bota
Trajneri i Sivaspor për Manajn: Një lojtar special
Sulmuesi shqiptar i ka dhënë fitoren skuadrës së tij, Sivaspor

Në javën e 34-ët të Superligës turke, Rey Manaj ka arritur të shënojë një tjetër gol me vlerën e tri pikëve. Nuk kanë munguar vlerësimet pas ndeshjes, sidomos nga trajneri i tij, Bülent Uygun, i cili e nisi konferencën pas ndeshjes kështu: “Jemi të lumtur që arritëm të marrim tri pikët. E dinim që kundërshtari ynë ishte një ekip i mirë. Ne fituam në shtëpi. Ndoshta ata e merituan fitoren më shumë se ne. Rey Manaj shënoi golin duke na dhënë 3 pikë dhe duke treguar dëshirën tonë për të shkuar në Evropë”.

Duke folur për performancën e Rey Manajt, Uygun tha: “Rey Manaj godet topin sikur po vrapon me raketë. Ai ka një talent që ia ka dhënë Zoti dhe e godet topin shumë mirë. Është një lojtar special, i veçantë dhe shumë e rëndësishme, por fatkeqësisht Manaj është i ekspozuar ndaj shumë faulleve në fushë”.