RTSH Sport Live

Transferimi i Levandovskit, Barcelonës tentuan ti merrnin 1 mln euro

  • 14 orë para
  • |
  • Spanjë
Transferimi i Levandovskit, Barcelonës tentuan ti merrnin 1 mln euro

Investigimi i bërë nga emisioni “Què t'hi jugues” dhe projekti gjerman “Paper Trail Media” kanë bërë publik një fakt në lidhje me Barcelonën, e cila ka rënë pre e një mashtrimi.  

Më 29 gusht të 2022-it në drejtim të klubit mbërriti një e-mail me emrin e menaxherit të Levandovskit, i cili kërkonte plot një milionë euro si pjesë e komisioneve të transferimit të Robert Levandovskit.  

E-maili udhëzonte Barçën që të transferonte shumën në “Bank of Cyprus” në një llogari në emër të Michael Gerardus Hermanus Demon, i cili kishte cilësinë e avokatit.

Barcelona nisi të kalonte shumën, por Entet e ndryshme në ishull konsideruan këtë transferim me rezikshmëri të lartë pasi në këtë llogari më parë nuk ishte bërë asnjë transaksion. Aty lindën dyshimet e para të klubit, i cili evitoi një dëm tëdh financiarë.