“Mosfitimi i Topit të Artë është një detaj i vogël që nuk ka ndikuar te Vinicius, siç u pa edhe sot”. Kështu nisi konferenca për shtyp e Carlo Ancelotti, i cili foli pas fitores 4-0, Real Madridi i tij mundi Osasunën falë mbi të gjitha të tripletës së shënuar nga sulmuesi brazilian.
Trajneri, siç raportohet nga Marca, foli edhe për debutimin e Raul Asencios në ekipin e parë: "Ai luajti mirë, me personalitet, dha atë asist(për Bellingham në momentin e shënimit të golit të 2-0). Ne duhet të jemi mirënjohës për punën që bënë me të në ekipin e të rinjve, veçanërisht Raul. Ai është një lojtari që na duhet tani”.