RTSH Sport Live

Tripletë britanike në Silverstone, Rasëll “djeg” Hamilton e Norris

  • 06/07/2024
  • |
  • Formula 1
Tripletë britanike në Silverstone, Rasëll “djeg” Hamilton e Norris

Shtatë ditë pas triumfit në Çmimin e Madh të Austrisë, Xhorxh Rasëll ka bërë që momenti magjik i karrierës së tij të zgjasë pasi sot mori “pole position” në cirkuitin e Silverstonit.

Piloti britanik i Mercedes arriti që të ishte më i shpejtë se shoku i tij i skuadrës, Hamilton. Nga vendi i tretë nesër do të niset një tjetër pilot britanik, Lando Norris (McLaren).