RTSH Sport Live

Tronditet Napoli, Osimhen do të shkojë te PSG

  • 02/04/2024
  • |
  • Itali
Tronditet Napoli, Osimhen do të shkojë te PSG
Fjalët e avokatit Dario Canovi për fatin e sulmuesit: “Ai mund të zëvendësojë Mbappe, që do të shkojë te Real Madridi”

"Mbappé? Ai është i Real Madrid prej muajsh”. Kështu deklaron avokati Dario Canovi, operator i merkatos dhe agjent historik i trajnerit të Bolonjës, Thiago Motta. Përzierja e sulmuesve në nivel evropian do të përfshijë edhe Victor Osimhen.

"Osimhen mund të luajë për PSG - fjalët e tij për Kiss Kiss Napoli - do të ishte nënshkrimi më i suksesshëm pas lamtumirës së Mbappès. Telenovela po vazhdon prej disa kohësh, por skuadra e vetme për francezin është Real Madrid”. Sulmuesi rinovoi kontratën me Napolin në fund të janarit por pritet të largohet në fund të sezonit. Në këtë kampionat ai ka shënuar njëmbëdhjetë gola, gjithsej trembëdhjetë në sezon me dy në Champions League.