Komisari i ri teknik i Anglisë ka emëruar sot tre ndihmësit e tij. mësohet se trajneri i ri i portierëve te Anglia është ish-portieri i Çelsit, Henrike Hilario. Ky i fundit nuk është i vetmi që i është bashkuar Tuhel në këtë aventurë të re pasi gjermani ka marrë edhe dy trajnerë të tjerë për ta ndihmuar në detyrën e re.
51-vjeçari është trajneri i tretë i huaj në historinë e Anglisë dhe pritet që të nisi aventurën e re pikërisht në një ndeshje kundër Shqipërisë më 21 mars në “Wembley”.