RTSH Sport Live

Tuhel tregon sekretin e Kejn: Sasia e kapuçinove që konsumon është e pabesueshme

  • 08/05/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Tuhel tregon sekretin e Kejn: Sasia e kapuçinove që konsumon është e pabesueshme

Tomas Tuhel ka treguar dje gjatë konferencës për shtyp, e cila i paraprin ndeshjes mes Realit dhe Bajernit, sekretin e golave të Herri Kejnit.

“Sasia e kapuçinove që konsumon në ditë është shumë e madhe. Më habit. Sa herë që shkoj në kuzhinë e shikoj përballë makinës së kafesë duke konsumuar kapuçino. Kaq shumë gola sa shënon mendoj se nuk është problem. Duke parë formën e tij do të filloj edhe unë që të konsumoj shumë kapuçino”, tha Tuhel.

Në këtë sezon të Champions-it, Herri Kejn ka shënuar 8 gola në 11 ndeshje ndërsa ka dhuruar edhe tri asist.