RTSH Sport Live

Turneu “Visit Malta Trophy”...

  • 18/02/2024
  • |
  • Kombëtarja
Turneu “Visit Malta Trophy”...
Grumbullohet kombëtarja shqiptare e femrave

Turneu “Visit Malta Trophy” është aktiviteti i radhës, në të cilin do të marrë pjesë kombëtarja shqiptare e futbollit për vajza. Ky turne do të zvillohet në Maltë, nga data 22-25 shkurt, ku vajzat e kombëtares sonë do të luajnë dy ndeshje, kundër Bjellorusisë dhe Ishujve Faroe. Për këtë turne, trajneri Grima ka grumbulluar 18 lojtare.

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të marrë pjesë në turneun “Visit Malta Trophy”. Ky turne organizohet nga Federata Malteze e Futbollit dhe do të zhvillohet në Maltë në datat 22-25 shkurt. Shqipëria do të luajë dy ndeshje në këtë turne përballë Bjellorusisë (22 shkurt) dhe Ishujve Faroe (25 shkurt). Të dyja takimet do të luhen në stadiumin “Tonny Bezzina” në orën 14:00.

Trajneri i vajzave kuqezi, Armir Grima ka zbuluar të dielën listën me emrat e futbollisteve të grumbulluara për këto dy takime tepër të rëndësishme për skuadrën. Në dispozicion të trajnerit Grima janë 18 lojtare për këto dy ndeshje, me 13 prej vajzave që aktivizohen në kampionatin shqiptar, 2 prej tyre në kampionatin kosovar dhe 3 në kampionatet evropiane.

Për herë të parë në kombëtare vjen mesfushorja e Partizanit, Nora Dedgjonaj, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës nuk ka ndryshime. Këto dy sfida janë një mundësi shumë e mirë për skuadrën, por edhe për stafin e ekipit kuqezi për të vëzhguar e testuar vajzat e grumbulluara, duke qenë se për momentin nuk janë të angazhuara në impenjime zyrtare me ndeshje të nivelit UEFA-s apo FIFA-s.