Futbollisti uruguaijan, Juan Izquierdo vdiq në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo, Brazil në orën 21:38 me orën lokale pas "arrestit kardio-respirator të lidhur me aritminë kardiake".
Lojtari u rrëzua në fushë të enjten e kaluar pak para përfundimit të ndeshjes së Copa Libertadores mes Sao Paulos dhe klubit uruguaijan Nacional, ku ai luante.
"Futbolli i Amerikës së Jugut është në zi, "tha presidenti i Conmebol, Alejandro Domínguez. Futbollisti ishte në gjendje kritike që nga e diela. Izquierdo ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë: më i vogli, një djalë, lindi në fillim të gushtit.