Një ditë pasi u vlerësua me çmimin “Arbitri i Vitit” 2024 në mbrëmjen Gala të zhvilluar nga Federata Shqiptare e Futbollit, Juxhin Xhaja merr një tjetër vlerësim nga UEFA.
Qeveria e futbollit europian ka publikuar emrat e arbitrave që do të gjykojnë ndeshjet e javës së 8-të të Europa League dhe i ka besuar gjyqtarit shqiptar ndeshjen Nice-Bodo Glimt.
Juxhin Xhaja do të vendosë drejtësi në ndeshjen që do të zhvillohet të enjten në mbrëmje në “Grand Stade de Nice” në orën 21:00. Arber Zalla dhe Rejdi Avdo do të jenë asistentët e tij, ndërsa Albert Doda do të jetë gjyqtar i katërt.
UEFA i beson sërish një skuadre gjyqtarësh shqiptar një ndeshje të rëndësishme në kompeticionet europiane.