RTSH Sport Live

Udinese përmbys Parmën dhe rrëmben kreun e Serie A

  • 16/09/2024
  • |
  • Itali
Udinese përmbys Parmën dhe rrëmben kreun e Serie A

Udinese bën një përmbysje të madhe në “Tardini”, duke mposhtur Parmën 3-2. Vendasit mbyllin pjesën e parë në avantazh të dy golave, por bardhezinjtë shënojnë 3 gola në pjesën e dytë dhe rrëmbejnë një fitore të çmuar.

Pas këtij suksesi Udinese ngjitet e vetme në vendin e parë në renditjen e Serisë A (10 pikë). Diçka  e tillë nuk ndodhte prej 13 vitesh.