Pamje të veçanta në rrjetet sociale të UEFA Europa League. Profili zyrtar i kompeticionit në fakt ka postuar një imazh të festimeve në Dublin, duke celebruar portën e pastër të Juan Musso-s. “Juan Musso është portieri i parë që ruan portën e pastër në një finale të Ligës së Evropës që nga Jan Oblak në 2018”.
Deri këtu gjithçka është në rregull, por problemi është që në foto lojtari i Atalantës duke ngritur kupën është portieri i tretë, Francesco Rossi. Gabimi nuk kaloi pa u vënë re nnga sytë e Musso-s, i cili menjëherë komentoi menjëherë: "Ky nuk jam unë, është Rossi". UEFA hoqi imazhin, por gafa mbetet. Ashtu si Kupa në në tabelën e Atalantës.