RTSH Sport Live

UEFA vendos për sfidën Rumani-Kosovë: Pranohet racizmi, por “dardanët” humbasin ndeshjen

  • 20/11/2024
  • |
  • Futboll Vendi
UEFA vendos për sfidën Rumani-Kosovë: Pranohet racizmi, por “dardanët” humbasin ndeshjen

UEFA ka shpallur vendimin në lidhje me ndeshjen e Nations League, Rumani-Kosovë, që u ndërpre, për shkak të sjelljes së turpshme të tifozëve rumunë ndaj kombëtares dardane.

UEFA ka gjobitur federatën rumune, por ka vendosur që Kosova të humbasë ndeshjen 3-0 për mosluajtjen e plotë të ndeshjes.

“Të shpallë ndeshjen e UEFA Nations League 2025 ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Federatës Rumune të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, e luajtur më 15 nëntor 2024, si e humbur nga Federata e Futbollit të Kosovës (e cila për këtë arsye konsiderohet se e ka humbur ndeshjen 3-0) për përgjegjësinë për mosluajtjen e plotë të ndeshjes (siç parashikohet në Nenin 25.01 Rregulloret e UEFA Nations League)”, shkruhet në vendimin e UEFA-s.

Rumania është gjobitur me 130 mijë euro gjobë për shkeljen e disa rregullave si: sjellje raciste e tifozëve, përcjellje e mesazheve provokative politike apo hedhje sendesh të ndaluara.