RTSH Sport Live

Ultramaratonisti niset nga Kosva drejt Shqipërisë për festat e nëntorit

  • 27/11/2023
  • |
  • Evente Sportive
Ultramaratonisti niset nga Kosva drejt Shqipërisë për festat e nëntorit

Erzen Zyberaj u nis nga Kosova në këmbë drejt Shqipërisë për festën e 28 Nëntorit. Ultramaratonisti e ka nisur rrugëtimin e tij nga Prishtina dhe do ta përmbyllë në Tiranë.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar atletin e distancave të gjata për këtë rrugëtim prej 260 kilometrash. “Ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar. Atleti ynë po bënë një udhëtim të shkëlqyer për të sjellë bashkë me vete frymën e pavarësisë dhe lavdisë që flamuri simbolizon”, ka shkruar në Facebook, kryebashkiaku i Prishtinës.