RTSH Sport Live

US OPEN, Shelton e Xhokoviç përballen për herë të parë

  • 06/09/2023
  • |
  • Sporte të tjera
US OPEN, Shelton e Xhokoviç përballen për herë të parë
Të premten do të përballen në gjysmëfinalen e US Open

Ben Shelton shkruan faqen më të bukur të karrierës së tij të re dhe arrin një tjetër ëndërr para syve të tifozëve në Arthur Ashe të Nju Jorkut. Të premten do të përballet me Novak Xhokoviç në gjysmëfinalen e US Open, ku nuk do të ketë asgjë për të humbur. 20-vjeçari,  i 47-ti në renditjen ATP, eliminon numrin 2, amerikanin Frensis Tiafou, që nuk arrin të përsëritë gjysmëfinalen e vitit të kaluar. Shelton, me zero tituj në karrierë, arrin rezultatin më të mirë pas çerekfinaleve të Australian Open të fundit.

Djaloshi që shtang kundërshtarët me ace pa fund, e nis shumë mirë ndeshjen. Setin e parë e përfundon 6-2 në 40 minuta, me Tiafoun krejtësisht të pafuqishëm përballë shërbimit të rivalit dhe i ngathët kur shërben vetë. Në setin e dytë, Frensis rigjen veten dhe falë shërbimeve më të mira arrin fitoren 6-3 që balancon gjithçka. Publiku ndahet më dysh, por përralla e Sheltin iu pëlqen të gjithëve.

Në setin e tretë, të dy bëjnë gabime në momentet kyç, deri sa shkojnë në tie break. Shelton ka dy set point, por gabon rëndë, me dy dopjo faulle radhazi. Me dy gabime finale të Tiafout, Shelton fiton setin 7-6. Në setin e katërt, Tiafou nuk ka më besim dhe Ben i imponohet 6-2, dhe me rezultatin e seteve 3-1 fluturon drejt e në gjysmëfinale.