RTSH Sport Live

Uzuni gol me Granadën

  • 15/09/2024
  • |
  • Spanjë
Uzuni gol me Granadën

Myrto Uzuni feston golin e parë sezonal në Spanjë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjeti golin e parë këtë sezon me fanellën e Granadës mbrëmjen e sotme në duelin ndaj Elches të vlefshëm për javën e pestë të La Ligës 2.

Uzuni e nisi këtë duel nga stoli, dhe u aktivizua në minutën e 46-të. Vetëm 9 minuta në fushë i mjaftuan talentit beratas, për të shënuar golin, që barazoi sfidën përkohësisht në 1-1.