Myrto Uzuni do të transferohet sot zyrtarisht në MLS-në amerikane. Sulmuesi shqiptar do të jetë goditja e tretë e Ostin FC në këtë sezion të merkatos.
Ndërkohë që Granada nuk ka humbur kohë për ta zëvendësuar pasi po sot skuadra spanjolle pritet që të afrojë Stoiçkov. Sulmuesi i Deportivo Alavesh është zgjedhur nga klubi i Granadës për të mbushur vendin e lënë bosh nga Uzuni.