RTSH Sport Live

Vajza e Shumaker martohet në Majorka, të pranishmëve nuk u lejohen celularët

  • 30/09/2024
  • |
  • Të tjera
Vajza e Shumaker martohet në Majorka, të pranishmëve nuk u lejohen celularët

Fundjavën e kaluar Xhina Shumaker, vajza e Mikael Shumaker, u martua me Iain Bethke në Majorka të Spanjës. Në ceremoninë martesore, e cila është mbajtur në ish-vilën e Florentino Perez, mësohet se 27-vjeçarja ka ftuar që të gjithë të pranishmit të mos mbajnë me vete celularët pasi ka dashur që të ruajë privatësinë e gjendjes shëndetësore të shtatë herë kampionit të botës në Formula 1.

Siç dihet legjenda e Formulës 1 pësoi një aksident të rëndë në 2013 duke bërë ski në alpet franceze.