Bashkëjetesë e pamundur. Ruben Amorim duhet ta ketë menduar këtë për Ruud van Nistelrooy, i cili u largua sërish sot nga Manchester United si pasojë e ardhjes së portugezit. "Manchester United konfirmon se Ruud van Nistelrooy është larguar nga klubi. Ruud u kthye në verë dhe ka udhëhequr skuadrën në katër ndeshjet e fundit si trajner i përkohshëm. Ruud është dhe do të jetë gjithmonë një legjendë e Manchester United”.
“Ne i jemi mirënjohës për kontributin e tij dhe qasjen që ka mbajtur në rolin e tij gjatë kohës së tij me klubin. Ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur në Old Trafford. Rene Hake, Jelle ten Rouwelaar dhe Pieter Morel janë larguar gjithashtu nga klubi, të cilët i urojmë gjithë të mirat në të ardhmen. Ne do të konfirmojmë përbërjen e plotë të stafit të ekipit të parë në kohën e duhur”, thuhet në faqen zyrtare të klubit.