Në një intervistë të dhënë për “L'Equipe”, Rafael Varan ka treguar se ka një problem serioz në kafkë. Tronditjet e shumta të pësuara në fushën e lojës e kanë detyruar shpesh herë që të tërhiqet nga ndeshjet, por në disa raste edhe ka sakrifikuar.
“Në çerekfinalet e Kupës së Botës të mbajtur në Brazil më 2014 luajta kundër Gjermanisë edhe pse kisha një problem të madh në kafkë. Kisha pësuar një goditje të fortë dhe më kishte lënë pasoja edhe në shikim”, tregon Varan.
30-vjeçari tregon se në këtë sport ka pësuar dëmtim të rëndë në kokë dhe për këtë arsye i është dashur të heqë dorë prej disa ndeshjeve. “Pas disa takimeve ku kam kryer shumë ndërhyrje me kokë nuk ndihesha mirë. Isha i lodhur dhe kisha edhe ulje të shikimit. Bisedova me stafin e mjekëve dhe më këshilluan që të mos luaja. Bëra disa teste dhe ata vendosën që të mos luaja”, tha Varan.