Pavarësisht vdekjes së George Baldock, futbolli nuk ndalet dhe Angli-Greqi do të luhet rregullisht. Fati deshi që të dy përzgjedhjet, ajo helene të cilës i përkiste 31-vjeçari dhe ajo e vendit të origjinës, të përballeshin pak orë pas vdekjes së tij tragjike dhe tentativat për shtyrjen e ndeshjes nuk patën rezultat.
Sipas shtypit grek, në fakt nga Athina kishte mbërritur një kërkesë në UEFA për shtyrjen e ndeshjes, por federata vendosi ta refuzojë kërkesën dhe ndeshja do të luhet rregullisht në Wembley të enjten më 10 tetor duke nisur nga ora 20:45.