RTSH Sport Live

Vedat Muriqi e vë në telashe Valencian, mbijetesa është në rrezik

  • 25/05/2023
  • |
  • Spanjë
Vedat Muriqi e vë në telashe Valencian, mbijetesa është në rrezik
Skuadra e trajnerit Baraja, dy javë nga fundi, është vetëm dy pikë larg nga zona e rënies

Raundi i mesjavës e sheh situatën e Valencias të komplikohet, e vënë në telashe nga Vedat Muriqi. Goli i tij, në minutën e 64-të, vendosi ndeshjen në shtëpi ndaj Mallorca-s, e cila fitoi 1-0 dhe vuri në vështirësi skuadrën e Baraja-s dy javë para përfundimit të kampionatit, ata janë ende të përfshirë në luftën për të mos rënë nga kategoria. Valencia tani është me 40 pikë, vetëm dy pikë përpara së të tretës nga fundi.

Goditje e Osasunas që fiton 2-0 ndaj Atheltic Bilbaos dhe i bashkohet me 50 pikë. Golat Ante Budimir dhe Torrò vendosin sfidën. Baskët ndezin luftën për një vend në Ligën e Konferencës, në të cilën është përfshirë edhe Sevilla, e cila megjithatë synon edhe një kualifikim në Champions League në rast se fiton finalen e Europa League kundër Romës.