Vedat Muriqi, protagonist për skuadrën e Mallorca-s në sfidën me Gironan, dhuroi një asist në momentin e golit të shënuar nga Larin në minutën e 20-të, por në minutën e 32-të u ndëshkua me karton të kuq. Një ndërhyrje e ashpër në dëm të Bryan Gil, një rishikim në VAR dhe... sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës përfundon jashtë.
Ishte një aksion në sektorin e majtë të fushës së Mallorca-s, ku Muriqi po përpiqej të kontrollonte topin dhe me trupin e tij të krijonte hapësirë për të dalw nga ajo zonë, kur Gil, shumë më i vogël dhe më i shpejtë në lëvizje, rrëshqiti duke vjedhur topin dhe duke marrë një goditje të fortë në këmbë.