RTSH Sport Live

Vendimet e Komisionit të Disiplinës, gjobë për Vllazninë

  • 28/04/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Vendimet e Komisionit të Disiplinës, gjobë për Vllazninë

Janë publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së për ngjarjet e ndodhura në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Vllaznia dënohet me gjobë, ndërsa Shtubina pezullohet 2 ndeshje nga aktiviteti.

Vendimet e plota:

  1. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 8/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  2. Zyrtari i KF Vllaznia, Ndriçim Shtubina, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Zyrtari i FK Kukësi, Eronaldo Gjici, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.