RTSH Sport Live

Vjen rinovimi, Dybala dhe Roma zgjasin “martesën” deri në vitin 2026

  • 27/01/2025
  • |
  • Itali
Vjen rinovimi, Dybala dhe Roma zgjasin “martesën” deri në vitin 2026

Paulo Dybala do të vazhdojë të veshë fanellën e Romës, pasi është aktivizuar rinovimi automatik i kontratës me klubin verdhekuq.

Argjentinasi ka arritur numrin e paraqitjeve të nevojshme për të aktivizuar opsionin dhe kontrata e tij është zgjatur deri në vitin 2026, ai do të fitojë 8 milionë në sezon, duke përfshirë bonuset.

Njoftimi erdhi nga drejtori sportiv i klubit Ghisolfi: “Zyrtarisht u bë rinovimi. Jemi shumë të lumtur sepse ai është një lider dhe një figurë e rëndësishme për klubin dhe për tifozët”.