Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, ka folur për mediat në konferencën për shtyp në prag të sfidës kundër Dinamos, që do të luhet nesër në orën 19:30 dhe do të transmetohet në RTSH.
“Ndeshja e nesërme është speciale. Në ndeshjen e parë kundër Dinamos të gjithë e dinë që luajtëm shumë mirë, një karton i kuq na shkatërroi të gjitha planet. Mezi po presim të luajmë nesër se nga fundjava patëm rezultat zhgënjyes me Bylisin dhe do shoh si ekipi do reagojë.
Dinamo ka bërë progres të mirë në drejtimin e Dajës, janë kandidat serioz për “Final Four”, sezoni është i gjatë, na duhet të marrim rezultat të mirë çdo ndeshje. Do jetë ndeshje e fortë kundër tyre, prandaj duhet të jemi shumë të përgatitur për këtë ndeshje.
Objektiv të mbetemi të pamposhtur në Shkodër. Të gjithë e dinë se dua të fitoj çdo ndeshje, nuk ka lidhje me cilin ekip po luan”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Vllaznisë.