RTSH Sport Live

Vllaznia e mbyll me Da Silvën

  • 23/06/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Vllaznia e mbyll me Da Silvën
Braziliani largohet pas dy sezonesh nga kuqeblutë

Vllaznia ka mbyllur zyrtarisht bashkëpunimin me Victor Da Silva. Futbollisti brazilian, që për dy sezone ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të kuqebluve, është i lirë për të gjetur një skuadër të re. Lajmi është konfirmuar nga klubi shkodran, i cili ka uruar futbollistin në fjalë për karrierën e tij të mëtejshme.

Njoftimi i klubit:

KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Victor Da Silva.

KF Vllaznia e falenderon për kontributin e dhënë për skuadrën tonë në këto dy vite dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!

Thank you Victor Da Silva!