RTSH Sport Live

Vllaznia “hakmerret” ndaj Egnatias, çfarë debutimi për Brdariç!

  • 28/04/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Vllaznia “hakmerret” ndaj Egnatias, çfarë debutimi për Brdariç!
Kuqeblutë kanë triumfuar me rezultatin 1-0 në “Arena Egnatia”, gol i shënuar nga Smajli

Vllaznia ka arritur të triumfojë me rezultatin 1-0 në “Arena Egnatia” përballë skuadrës vendase të Egnatias me golin e shënuar nga Smajli në minutën e 38-të. Ndërkohë, vendasit mbetën me 10 lojtarë që nga minuta e 10-të e takimit për shkak të përjashtimit me karton të kuq të Xhemajlit. Çfarë debutimi për trajnerin, Tomas Brdariç, i cili e feston me fitore rikthimin e tij në stolin kuqeblu.

Një fitore me vlerë të dyfishtë për skuadrën shkodrane, që nga njëra anë konsolidon pozitat në vendin e dytë e nga ana tjetër merr hak për atë eliminim nga Kupa pikërisht përballë rrogozhinasve.

Me këtë sukses kuqeblutë ngjiten në kuotën e 55 pikëve, 5 më pak se Egnatia e vendit të parë. Në javën e 34-ët, kuqeblutë do të presin Dinamon në “Loro Boriçi”, ndërsa rrogozhinasit do të udhëtojnë për në “Niko Dovana” ku do të përballen me Teutën.