Partizani ka fituar Kupën e Pavarësisë 2024 në volejboll për meshkuj, pasi ka mposhtur në finale rivalët e Skënderbeut me rezultatin e pastër 3-0.
Seti i parë ka qenë i luftuar dhe skuadrat kanë rivalizuar, por në fund është fituar nga djemtë e trajnerit Ylli Tomori me rezultatin 25-20.
Partizani dominon setin e dytë të cilin e fiton me rezultatin 25-13. Seti i tretë është më i luftuar, por janë sërish “të kuqtë” që fitojnë 25-22, duke mbyllur të gjithë takimin me rezultatin 3-0.