Sapo kanë përfunduar 5 ndeshje të vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë së Parë. Vora fiton 1-0 në transfertë përballë Erzenit dhe momentalisht ngjitet e vetme në krye të renditjes në kuotën e 28 pikëve. Një gol i Gecit në fundin e pjesës së parë i ka dhënë një fitore të çmuar skuadrës së Bellait në transfertën shijakase.
Valbona ka dhuruar surprizën në këtë javë të Kategorisë së Parë, pasi ka fituar 2-0 në “Roza Haxhiu” përballë vendasve të Lushnjës.
Pogradeci ka mposhtur 1-0 Apoloninë, ndërsa nuk ka gola dhe fitues në sfidën Burreli-Kukësi, që mbyllet në barazim 0-0.
Festival golash dhe emocione të mëdha në ndeshjen mes Kastriotit dhe Korabit, që fitohet nga krutanët me rezultatin 4-3.
Të martën në orën 14:00 do të luhet edhe kryesfida e kësaj jave në Kategorinë e Parë, përballja Besa-Flamurtari, që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH.