Martesa mes Kyle Walker dhe Annie Kilner mund të thuhet se ka përfunduar. Mbrojtësi i djathtë i Manchester Cityt të Pep Guardiolës u braktis nga bashkëshortja e tij pas skandaleve të shumta që përfshinin vetë futbollistin anglez, baba i tre fëmijëve dhe ende protagonist i kombëtares së Southgate.
Nuk është një periudhë e lehtë për Kyle Walker, lideri i City-t, i cili është braktisur nga Annie Kilner javët e fundit. Anglezja 31-vjeçare e konfirmoi këtë në Instagram: “Për fat të keq, pas shumë vitesh martesë dhe tre fëmijëve të mrekullueshëm së bashku, kam vendosur të largohem nga Kyle. Nuk dua të komentoj më tej për pozicionin. Tani për tani, kërkoj që të respektohet privatësia ime dhe e tre fëmijëve tanë të vegjël gjatë kësaj kohe të vështirë”.
Walker tashmë është larguar nga shtëpia ku jetonte me familjen e tij. Bëhet fjalë për një pronë me vlerë mbi 2.4 milionë stërlina, e blerë me rastin e martesës së tij me Kilner. Të dy u takuan si adoleshentë në Sheffield, qyteti ku u rrit ish-futbollisti i Tottenham, i përfshirë në disa skandale seksuale në vitet e fundit, të cilat çuan në ndarjen përfundimtare.