West Ham është në kërkim të një sulmuesi të ri në merkaton e verës. Sipas “Daily Mirror”, sulmuesi shqiptar Armando Broja është objektivi kryesor i skuadrës londineze.
Nevoja për një sulmues të ri në skuadër është evidente pasi Michail Antonio u përball me probleme fizike dhe Jarrod Bowen drejtoi i vetëm sulmin sezonin e kaluar.
22-vjeçari shqiptar luajti për Fulham në formë huazimi për gjysmën e dytë të sezonit dhe duke pasur parasysh mungesën e aktivizimit, Fulham nuk ka gjasa të blejë kartonin e Brojës.
“Blutë” po kërkojnë të shesin lojtarë të tepërt sipas kërkesave të klubit në mënyrë që të respektojnë rregullat e fitimit dhe qëndrueshmërisë së Premier League. Së bashku me disa lojtarë të tjerë, Brojës ka të ngjarë t'i tregohet dera e daljes në Stamford Bridge. Duket sikur nuk ka të ardhme për sulmuesin te Chelsea, i cili po kërkon të nënshkruajë me një sulmues të ri në verë.
Ndërkohë West Ham pritet të nënshkruajnë me një sulmues, mbrojtës dhe një mesfushor në varësi të largimeve. Prandaj interesimi për Brojën është real, ndonëse sulmuesi nuk ka luajtur rregullisht kohët e fundit.