Granit Xhaka ka marrë përsipër që të analizojë formën e dobët të Leverkusenit në këtë periudhë ku kampionët në fuqi të Bundesligës kanë grumbulluar 15 pikë pas 8 takimeve falë golave të shënuar.
Leverkusen në tetë takime ka pësuar plot 15 gola dhe kjo shifër flet shumë për ekipin e Çabi Alonsos, të cilin e ndajnë plot pesë pikë me liderin e kampionatit, Bajerni i Mynihut.
“Në këto nivele s’mund të fitosh ndeshje nëse pëson nga dy gola për 90’”, ka qenë analiza e ftohtë e kapitenit Xhaka. “Ne na mungon komunikimi në fushë pasi nuk flasim mjaftueshëm me njëri-tjetrin. Kjo mangësi reflektohet qartë edhe në numrin e golave që kemi pësuar”, shpjegoi Xhaka.
Për kapitenin e Leverkusenit rezultatet e javëve të fundit nuk kanë arritur që të prishin klimën e mirë në grup.