Mësohet edhe shifra e madhe e marrë nga Xhovani Van Bronkhorst dhe stafit të tij pas shkarkimit nga detyra si trajner i Beshiktashit.
Sipas “Sabah” prishja e kontratës së holandezit i ka kushtuar 3.4 milionë euro skuadrës turke. Aventura e Van Bronkhorst në Turqi nuk pëfundoi siç duhet, por kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Deri më tani Beshiktash ka paguar plot 17 milionë euro për trajnerët e huaj të larguar para kohe.
8.5 milionë euro i shkuan Del Boskues, i cili ndërpreu në mes sezonin 2004-05. Ndërsa në 3 milion euro të tjera i mori Zhan Tigana në 2006-07, 1 milionë euro i shkuan Bernd Shuster në 2010-11, 600.000 mijë euro i mori Valerien İsmael në 2022-23 dhe 500.000 mijë euro Fernando Santos sezonin e kaluar.