Karim Adeyemi dhe Emre Can, dy yjet e skuadrës gjermane të Borussia Dortmundit kanë zgjedhur të pushojnë disa ditë në jugun e Shqipërisë.
Dy lojtarët e skuadrës nën-kampione të Evropës po pushojnë në një resort luksoz në Shqipëri dhe kanë publikuar një foto në Instagram me këngëtarin shqiptar Noizy.
Kujtojmë që Karim Adeyemi është në një lidhje me këngëtaren shqiptare Loredana. Dy lojtarët e Dortmundit, duket se duan të harrojnë disfatën në finalen e Championsit në plazhet magjike të Shqipërisë.