Momenti kur Atalanta ngriti lart trofeun e Ligës së Europës të gjithë vunë re një detaj mjaft interesant. Gjimshiti ngriti lart trofeun së bashku me De Ron dhe Toloin.
Sot mediet italiane kanë zbuluar se pas këtij episodi qëndron zemërgjerësia e Gjimshitit, i cili si kapiten i ndeshjes preferoi që të ndante këtë çast së bashku me dy kapitenët e tjerë të ekipit.
Siç dihet De Ron është kapiteni i Atalantës, por humbi finalen e Dublinit për shkak të një dëmtimi. I treti mes liderëve të skuadrës është Toloi.
Të tre futbollistët mëshirojnë më së miri shpirtin e Atalantës. Të tre kanë qenë që në orët e para të krijimit të këtij projekti fitues nga ana e Gasperinit. Më 13 gusht të 2016-ës Toloi ishte në fushë në fitoren e Atalantës me shifrat 3-0 përballë Kremonezes ndërsa Gjimshiti e ndoqi atë duel nga pankina ndërkohë që De Ron sapo ishte huazuar tek Midëllsborou (qëndroi një vit në Angli).