RTSH Sport Live

Zhegrova shpërthen ndaj ndaj përgjegjësve të përfaqësueses së Kosovës

  • 15/11/2023
  • |
  • Kosova
Zhegrova shpërthen ndaj ndaj përgjegjësve të përfaqësueses së Kosovës
“Më thanë që nëse nuk vjen ketë ndeshje(me Izraelin), harroji edhe ndeshjet e tjera”

Një nga lojtarët më në formë të përfaqësueses së Kosovës, pjesë e Lille në Francë, Edon Zhegrova, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale duke shënjestruar përgjegjësit e përfaqësueses së Kosovës. Lojtari në fjalë ka bërë të ditur se nuk mund të ishte i pranishëm në ndeshjen me Izraelin për arsye që dihen, ndërsa ishte shprehur i gatshëm për të qënë pjesë për dy ndeshjet e fundit.  Por, gjithmonë sipas tij, përgjigja e drejtuesve në federatë ishte se: nëse nuk vjen me Izraelin, atëherë harroji dhe dy ndeshjet e tjera.

Postimi i  Edon Zhegrovës:

U rrita në Prishtinë me ëndrrën që një dite do të luaj për Kombëtaren time.

Edhe pse deri sa e krijuam Kombëtaren e Kosovës, mua me ofruan shumë oferta, shumë joshje të jem diku tjetër, po për mua ishte vetëm një ëndërr të luaj për atdheun tim për Kosovën.

Me muaj të tërë më kane joshur të tjerët me llojlloj oferte, ndërsa për Kosovën kam vendosur për 1 minutë bisede me te ndjerin Fadil Vokrri sepse e kam dëgjuar zemrën.

Te dashur tifoz ditët e fundit erdha ne pikëpyetje të luaj apo të mos luaj nga njerëz të kombëtares që ata vendosin për fatin e Kosovës në forma individuale dhe asnjëherë zyrtare.

Ta them te vërtetën shumë herë isha pengesë e disa personave në kombëtare dhe thashethemet ishin drejtuar kundrejt meje por nuk kam folur vetëm të mos e prishi harmonin e kombëtares sepse kombëtarja është mbi të gjithë, mbi intrigat dhe thashethemet e njerëzve amator kundrejt meje.

Ndeshjen e fundit nuk pata mundësi te jem pjesë e Kosovës për arsye tashme të njohura pavarësisht dëshirës sime të madhe. Ua kam bere të ditur që për ndeshjet tjera dua të jem aty dhe ta ndihmoj kombëtaren me vullnetin maksimal, por përgjigja e tyre ishte nëse nuk do vjen këtën deshje harroji edhe ndeshjet tjera nuk po na duhesh,e çuditshme kur jam në formën ma të mirë unë ma në fund sakrifikoj gjithçka për Kombëtaren time.

Njerëzit në kombëtare e dinë që unë shpesh kam luajtur i lënduar dhe kam sakrifikuar karrierën time për fanellën e kombëtares. Ndaj Rumanisë kam ardhur kam luajtur me një ‘këmbë’ dhe asnjëherë nuk jam ankuar sepse ketë e bëj për nderin e shtetit dhe popullit dhe jo për njerëzit injorantë qe bëjnë kalkulime dhe nuk ja duan të mirën vendit! Shumë njerëz dhe dashamire te mi më shkruajtën dhe më pyetën prandaj desha të jap ketë sqarim. Dhe asnjëherë nuk do të heshti ndaj padrejtësive.

Unë kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë “Biri yt, Kosovë”, i juaji, Edon Zhegrova.