RTSH Sport Live

Zyrtare: Borussia Dortmund i beson stolin kroatit Niko Kovac

  • 11 orë para
  • |
  • Gjermani
Zyrtare: Borussia Dortmund i beson stolin kroatit Niko Kovac

Borussia Dortmund ka zgjedhur zëvendësuesin e Nuri Sahin. Është Niko Kovac, 53 vjeç, ai që do të marrë drejtimin e skuadrës duke nisur nga e diela e ardhshme, pas ndeshjes së Bundesligës në Heidenheim. Trajneri kroat ka nënshkruar deri më 30 qershor 2026.

"Kovac sjell me vete vëllain e tij dhe ish-lojtarin e BVB-së, Robert Kovac dhe Filip Tapalovic: ata do të jenë ndihmës trajnerë të tetë herë kampionëve të Gjermanisë. Kovac ka përvojë kombëtare dhe ndërkombëtare si trajner. Ai fitoi dopietën me Bayern Munich në 2019 dhe udhëhoqi klubin francez të divizionit të parë Monaco në finalen e kupës në 2021”, thuhet në deklaratë.

Borussia Dortmund do të prezantojë zyrtarisht Niko Kovac në një konferencë për shtyp javën e ardhshme.