RTSH Sport Live

Zyrtare: Borussia Dortmund shkarkon trajnerin Nuri Sahin

  • 11 orë para
  • |
  • Gjermani
Zyrtare: Borussia Dortmund shkarkon trajnerin Nuri Sahin

Humbja 2-1 ndaj Bolonjës në Champions League i kushton shtrenjtë Nuri Shahinit. Borussia Dortmund ka vendosur të shkarkojë nga detyra trajnerin 36-vjeçar.

“Borussia Dortmund dhe Nuri Sahin tani po shkojnë në rrugë të ndara. BVB ka liruar trajnerin e saj pas humbjes zhgënjyese 1-2 në UEFA Champions League të martën në mbrëmje ndaj FC Bologna.

Lars Ricken, Drejtori sportiv i BVB, thekson: “Ne e vlerësojmë shumë Nuri Sahin dhe punën e tij, donim një bashkëpunim të gjatë dhe shpresuam deri në fund që së bashku të arrijmë një pikë kthese. Pas katër humbjeve radhazi dhe vetëm një fitoreje nga nëntë ndeshjet e fundit, duke qenë se aktualisht jemi të dhjetët në tabelën e Bundesligës, fatkeqësisht kemi humbur besimin për të arritur objektivat tona sportive me trajnerin aktual. Ky vendim më lëndon edhe mua personalisht, por nuk ishte më i shmangshëm pas ndeshjes në Bolonjë”.

Borussia Dortmund do të informojë menjëherë se kush do të jetë në stolin e trajnerëve të shtunën e ardhshme në Bundesligë kundër SV Werder Bremen”, shkruhet në njoftimin e klubit gjerman.