RTSH Sport Live

Zyrtare: Mesfushori i kombëtares rinovon kontratën me Leçen

  • 3 orë para
  • |
  • Abissnet Superiore
Zyrtare: Mesfushori i kombëtares rinovon kontratën me Leçen

Mesfushori kombëtares shqiptare Medon Berisha do të vazhdojë bashkëpunimin me skuadrën e Leçes deri në 30 qershor të vitit 2028. Klubi italian beson tek aftësitë e 20-vjeçarit, prandaj ka vendosur ta shpërblejë duke i rinovuar kontratën.

“Leçe njofton se ka zgjatur kontratën me futbollistin Medon Berisha deri më 30 qershor 2028”, shkruhet në njoftimin e klubit puliez.

Pasi spikati në akademinë e klubit, Berisha ka dy sezone që është pjesë e skuadrës së parë të Leçes. Mesfushori ka luajtur në 3 ndeshje këtë sezon në kampionatin italian.

Berisha ishte një nga lojtarët që përfaqësoi Shqipërinë në Euro 2024, duke u bërë futbollisti më i ri kuqezi që luan në finalet e një kampionati Europian.