RTSH Sport Live

Zyrtare, Nadal jashtë Top 10 ATP për herë të parë pas 912 javësh

  • 03/03/2023
  • |
  • Sporte të tjera
Zyrtare, Nadal jashtë Top 10 ATP për herë të parë pas 912 javësh

Kualifikimi i Taylor Fritz në gjysëmfinalet e ATP 500 të Akapulkos në Meksikë mëngjesin e ditës të premte ka bërë që më 20 mars Rafael Nadal të largohet nga Top 10 e tenistëve më të mirë pas përfundimit të turneut “Indian Wells”. Duke hequr dorë nga ky turne dhe nga ai në Majemi, spanjolli nuk do të ketë mundësi që të fitojë pikët që i nevojiteshin për të thelluar rekordin e tij që nisi ta ndërtonte më 25 prill të 2005.

Kampioni nga Majorka, i pranishëm në tribunat e “Bernabeu”-t mbrëmë për të parë nga afër “El Clasico”-n, shpjegoi për "Real Madrid TV" se dëmtimi në këmbën e tij të majtë “është më i rëndë se sa pritej. Unë stërvitem 15-20 minuta në ditë në mënyrë që krahët të qëndrojnë në formë. Nuk kam datë kthimi. Do të kthehem sa më shpejt që të mundem. Jashtë top 10? Është një mrekulli që nuk dola më shpejt”.

Javë radhazi në Top10 ATP

Lojtari Javët
Nadal  912
Connors 788
Federer 734
Lendl 619
Sampras 565
Djokoviç 555