Delagati i takimit mes Egnatias dhe Partizani ka vendosur për ndërprerjen e ndeshjes. Besnik Çela mori këtë vendim pasi u konsultua me përfaqëseues të të dy ekipeve.
Protagonistët në fushë nuk ishin në gjendje që të vazhdonin të luanin dhe për këtë arsye delegati i Federatës Shqiptare të Futbollit vendosi të ndërpresë duelin, i cili ishte në shifrat 1-1.
Për të vendosur se si do të procedohet me fatet e kësaj ndeshjeje pritet që organet përkatëse të marrin një vendim përfundimtar në një moment të dytë.
Kapiteni i rrogozhinasve ra pa ndjenja në fushën e lojës në minutën e 24-të, teks lojtarë dhe stafet mjekësorë vrapuan për të mësuar edhe gjendjen e lojtarit.
Duamena në këtë sezon ka shënuar 12 gola në 12 ndeshje të zhvilluara me fanellën e Egnatias.