RTSH Sport Live

Zyrtare: Partizani prezanton sulmuesin e kombëtares U21

  • 6 orë para
  • |
  • Abissnet Superiore
Zyrtare: Partizani prezanton sulmuesin e kombëtares U21

Partizani prezanton afrimin më të ri në merkaten e janarit. Sulmuesi 20-vjeçar, Besar Guxhufi, pjesë e kombëtares U21 nga sot është zyrtarisht një lojtar i “të kuqve”.

“Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Besar Guxhufin. Sulmuesi 20 vjeçar është përforcimi i radhës i të kuqve përgjatë merkatos së janarit.

Guxhufi një prej talenteve të ekipit tonë përfaqësues U-21, ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2029. Sulmuesi mbërrin te Partizani pas eksperiencave pozitive te skuadra e 19 vjeçarëve të Beshiktash dhe FC Shkupit”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.