Flamurtari nis përgatitjet për sezonin e ri me të njëjtat ambicie, rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.
Klubi vlonjat njofton se ka rinovuar kontratën me sulmuesin Vasil Shkurtaj, që do të vazhdojë të japë kontributin e tij për skuadrën vlonjate.
Sulmuesi ishte një nga afrimet e shumta të sezonit të kaluar, por Flamurtari nuk arrit që të rikthehej në Superiore, pasi u mund nga Laçi në finalen e Play Off-it.