Faza e tretë e kampionatit “Abissnet Superiore” uli siparin me dy ndeshjet e fundit të zhvilluara sot në mbrëmje; Tirana – Dinamo City dhe Egnatia – Teuta.
Në stadiumin “Elbasan Arena”, Dinamo City triumfoi ndaj Tiranës me rezultatin 4-1, ndërsa sfida mes Egnatias dhe Teutës në Rrogozhinë përfundoi në barazim 1-1.
Gjithashtu, sot u luajt edhe takimi mes Bylisit dhe Skënderbeut në stadiumin “Adush Muça”, ku korçarët arritën një fitore të thellë 0-3.
Të shtunën, AF Elbasani mundi Partizanin në shtëpi me shifrat 2-0, ndërsa Laçi dhe Vllaznia ndanë pikët pas barazimit 2-2.
Rezultatet e javës së 27-të të “Abissnet Superiore”
Laçi vs Vllaznia 2-2
AF Elbasani vs Partizani 2-0
Bylis vs Skënderbeu 0-3
Tirana vs Dinamo City 1-4
Egnatia vs Teuta 1-1