RTSH Sport Live

“Abissnet Superiore”, përcaktohet kalendari i kampionatit për pesë javët në vazhdim

  • 16/09/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
“Abissnet Superiore”, përcaktohet kalendari i kampionatit për pesë javët në vazhdim

Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar tashmë kalendarin e ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore 2023-2024”, nga java e 5-të e deri në javën e 8-të.

Ndeshjet e javës së pestë do të luhen të ndarë në dy ditë dhe konkretisht më 22 dhe 23 shtator, duke nisur me sfidën Tirana-Erzeni dhe do të mbyllet me duelin Vllaznia-Teuta mbrëmjen e të dielës së javës së ardhshme.

Ndërkaq, ndeshjet e javës së gjashtë do të luhen po të ndara në tre ditë në datat 26, 27 dhe 27 shtator, duke nisur me derbin Partizani-Tirana në ora 19:00 e për të kompletuar çiftet e javës me takimin Laçi-Dinamo.

Ndeshjet e javës së shtatë luhen në datat 1 tetor dhe 2 tetor, teksa ndeshja e shtyrë e javës së parë të kampionatit Partizani-Teuta është vendosur të luhet më datën 4 tetor, në ora 15:00.

Ndërsa, ndeshjet e javës së tetë do të zhvillohen të ndara po në tre ditë, në datat 6, 7 dhe 8 tetor, duke nisur me Egnatia-Dinamo e duke u mbyllur më 8 tetor.

Nga nesër e deri të martën në tre ditë luhen të gjitha ndeshjet e javës së katërt. Më poshtë edhe kalendari i plotë i javëve të ardhshme deri në pauzën e radhës të ndeshjeve të Kombëtareve.

Java 4

1.Partizani – Egnatia 18.09.2023 18:30 Tiranë

2.Laçi – Vllaznia    19.09.2023 15:00 Laç

3.Kukësi – Tirana    18.09.2023 16:00 Kukës

4.Erzeni – Dinamo    17.09.2023 16:00 Rrogozhinë

5.Teuta – Skënderbeu 19.09.2023 15:00 Durrës

Java 5

1.Vllaznia – Teuta   23.09.2023 20:15 Shkodër

2.Egnatia – Laçi          23.09.2023 15:00 Rrogozhinë

3.Dinamo – Partizani 22.09.2023 18:00 Elbasan

4.Tirana – Erzeni    22.09.2023 15:00 Tiranë

5.Skënderbeu – Kukësi 23.09.2023 18:00 Korçë

Java 6

1.Partizani – Tirana 26.09.2023 19:00 Tiranë

2.Laçi – Dinamo      28.09.2023 15:00 Laç

3.Vllaznia – Egnatia 27.09.2023 18:00 Shkodër

4.Erzeni – Skënderbeu 27.09.2023 15:00 Rrogozhinë

5.Teuta – Kukësi          27.09.2023 20:15 Durrës

Java 7

1.Egnatia – Teuta    01.10.2023 14:00 Rrogozhinë

2.Dinamo – Vllaznia  02.10.2023 18:00 Elbasan

3.Tirana – Laçi      02.10.2023 14:00 Tiranë

4.Skënderbeu–Partizani01.10.2023     16:00 Korçë

5.Kukësi – Erzeni    02.10.2023 14:00 Kukës

Ndeshje e prapambetur e javës së parë

1.Partizani – Teuta  04.10.2023 15:00 Tiranë

Java 8

1.Partizani – Kukësi   08.10.2023 15:00 Tiranë

2.Laçi – Skënderbeu  07.10.2023 14:00 Laç

3.Vllaznia – Tirana     06.10.2023 18:00 Shkodër

4.Egnatia – Dinamo   06.10.2023 14:00 Rrogozhinë

5.Teuta – Erzeni         08.10.2023  18:00     Durrës