RTSH Sport Live

Një brazilian për mbrojtjen e Bylisit, zyrtarizohet Gabriel Recife

  • 07/09/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Një brazilian për mbrojtjen e Bylisit, zyrtarizohet Gabriel Recife

Bylisi përforcon organikën me një mbrojtës brazilian. Klubi mallkastriot prezanton mbrojtësin e qendrës Gabriel Recife, që ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.

“FK Bylis zyrtarizon marrëveshjen dhe prezanton mbrojtësin e qendrës, brazilianin Gabriel Recife. Ky i fundit do të mbajë veshur fanellën bardhekuqe për 3-vitet e ardhshme. Mbrojtësi Recife ka qenë i federuar dhe ditët e fundit është bashkuar me skuadrën, duke u bërë pjesë e klubit tonë.

Klubi i uron mirëseardhjen në gjirin e familjes sonë të madhe 24-vjeçarit Gabriel Recife dhe një prezantim sa më dinjitoz në Superiore këtë sezon”, shkruhet në njoftimin e klubit.